SHPËRNDAJE

Kompjuterët ose logjika kuantum (quantum) është shpresa e së ardhmes. Me 12 Prill 2012 në Institutin Max Planck për optikën kuantum të Gjermanisë është arritur për herë të parë komunikimi  në mes dy nyjave unike të atomeve ku gjithashtu edhe do të mund të shënohet si ditëlindja e kuantum komunikimit. Ky komunikim në mes të dy kompjuterëve nuk do të thotë rrjet global ku deri më tani fizikanët e kishin të pamundur të dërgonin kuantum sinjalin në më tepër se një fije optike për shkak të problemit që kishin për ta ndërlidhur me nyjat tjera pa e shkatërruar sinjalin.

Në pajisjet e sotme kjo nyje ndërlidhëse quhet route ose routing. Tani fizikanët nga Universiteti Tsinghau në Kinë raportuan për demonstrimin në parim të kuantum nyjës ndërlidhëse (quantum router) dhe u mahnitën me efektshmerinë, në krahasim me llojin klasik që kemi tani. Në vend që të dërgojmë kode digjitale 0 dhe 1 kuantum komunikimi mund të dërgoj edhe informacion të ashtuquajtur super pozitë që përfaqëson 0 dhe 1 në të njëjtën kohë e që njihet si kubit (qubit). Dallimi në mes të bitit dhe kubit është se një bit duhet të jetë ose 0 ose 1 ndërsa një kubit mund të jetë 0, 1 ose super pozitë që përfaqëson 0 dhe 1. Ky është një hap i madh përpara për nyjën kuantum ndërlidhëse (quantum router) por ende ka kufizime të konsiderueshme sepse ai mund të trajtoj vetëm një kubit në të njëjtën kohë e kjo e bën të pamundur kuantum internetin.

Ai do të arrijë por problemi është se kur ? |techthefuture| |technologyreview| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE