SHPËRNDAJE

Ende pa u bërë një muaj pas lansimit të Windows Phone 8 kanë filluar ankesa të shumta nga përdoruesit. Ata kanë raportuar se smartphone-t e tyre po ristartohen vetëvetiu, po bllokojnë ne softuer si dhe disa çështje me qëndrueshmërinë e baterisë.

Kjo çështje është hapur në forumin e Microsoft’s Support Message, ku përdoruesit kanë hapur tema dhe kanë raportuar se HTX 8X po ristartohet vetvetiu dhe ne ketë temë forumi ka marrë mbi 50 përgjigjeve, që janë raste të njëjta. Gjithashtu, ankesa kanë ardhur edhe në forume të Nokia-s duke raportuar çështje të njëjta me Nokia Lumia 920, restartim, bllokim dhe çështje me qëndrueshmërinë e baterisë.

As Microsoft dhe as kompanitë Nokia dhe HTC nuk kanë komentuar ende mbi këtë çështje. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE