Një gjëje të mirë po i ndodhë diçka shumë e keqe. Një numër i madh i smartphone-ve Samsung Galaxy S3 tani më janë fikur për të mos u ndezur më. Një gjë tepër e keqe është duke ndodhur ngase ky smartphone kaq i kërkuar dhe i kushtueshëm ka filluar të konsiderohet si investim i rrezikshëm, ngase 150-200 ditë pas aktivizimit të tij po raportohet se ky i fundit po pushon së funksionuari.
Deri më tani faqja zyrtare e “XDA Developers” është mbushur me jo më pak se 56 faqe me postime për raportimet e djegieve qe njerëzit kane hasur ne S3. Ajo çfarë po digjet në Samsung Galaxy S3 është pikërisht pllaka amë e tij. Kompania koreane Samsung tani më është e njoftuar me problemet dhe ka pranuar që ky është një defekt fizik nga ana e Samsung-ut. Kush do që ka problem me S3, mund ta ndërrojë smartphone-in e djegur me një tjetër të ri edhe nëse ky i fundit është i bërë ‘Root’, mjafton që klienti te këtë kontratën e shitblerjes dhe durim 30 ditë.
Ky lajm mund të jetë mjaft i hidhur për ata persona që këtë smartphone nuk e kanë blerë me kontratë në ndonjë dyqan zyrtar ku është shitur S3.
[highlight color=”black”]Atëherë për ju që posedoni një smartphone të tillë dhe keni hasur apo keni dëgjuar për të njëjtat probleme, ju lutem na lajmëroni nëpërmes kontakt forms. [/highlight] |ameble|
[divider top=”0″]