SHPËRNDAJE

Microsoft smartwatchSipas mediave të teknologjisë, Microsoft është duke punuar në një pajisje Smartwatch me prekje, dhe është në fazën e hulumtimit dhe zhvillimit të procesit. Udhëheqësit për furnizime të Microsoft-it në Azi kanë thënë për Bloomberg se kompania nga fillimi i këtij viti u ka kërkuar atyre që ti furnizojnë me ekran 1.5 inç me prekje për orë dore.

Megjithatë, nuk ka asnjë indikacion se kur apo nëse kësi lloj pajisje nga Microsoft do të vijnë në treg, ata gjithashtu për Bloomberg kanë refuzuar të përgjigjen për ketë çështje.

Më herët është përfolur gjithashtu se edhe Google, Samsung, LG  dhe Apple janë duke punuar në pajisje Smartwatch të tyre. |ameble| 

SHPËRNDAJE