Krahas smartphone-it të tyre të ri Moto X+1, Motorola thuhet se është duke punuar edhe në një pajisje të re Nexus, e koduar Shamu, ku sipas Android Police po planifikohet të lansohet diku gjatë stinës së vjeshtës.
Pavarësisht shumë thashethemeve që fliteshin për serinë Nexus që do të përfundoj me modele të reja, këto thashetheme janë hedhur poshtë, dhe tani thuhet se një pajisje e re Nexus prodhuar nga Motorola është shumë reale. Rrjedha e vërtetë, është se ky model do të shfaqet me ekran 5.9-inç dhe sensorin për gjurmë gishtash, edhe pse nuk ka detaje të tjera në lidhje me karakteristikat.
Kompania LG ishte e përfshirë në serinë Nexus, por kjo kompani kohët e fundit ka thënë se nuk di asgjë për planet e ardhshme të Google-it dhe kjo tregon se nuk do të shohim smartphone tjetër Nexus të prodhuar nga LG. /ameble