Vdekja e Aaron Swartz, që shumë nga ju tashmë e dini, ishtë diçka që i ka mërzitur shumë një shtresë të njerëzve anonim (Anonymous).
Dy javë pas vetëvrasjes së kryer nga Swartz, Anonymous ka marrë përsipër (hacking) faqen e internetit të komisionit për dënime në SHBA, duke lënë një mesazh për vizitorët dhe duke kërcënuar për publikim të dokumenteve qeveritare që janë zbuluar. Në kohën e këtij shkrimi, komisioni për dënime në SHBA nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me sulmin.
Mesazhi i shkruar thotë se “a line was crossed” (kufijtë janë tejkaluar) me vdekjen e Swartz-it dhe kanë kritikuar ashpër gjendjen aktuale të sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se “ligji është marr shumë pak për të mbështetur drejtësinë, dhe shumë më shumë për të ushtruar kontrollin, autoriteti dhe fuqia në interes të shtypjes apo përfitimit personal. “Në kohën që Anonumous mori atë uebfaqe të internetit, qeveria amerikane ka kthyer atë (domenin) jashtë dispozicionit (offline). Nuk ka asnjë fjalë se kur do të kthehen prapë, por qeveria do të jetë në kërkim të hakerve që kryen këtë sulm.
Ata që bënë hack faqen e internetit të komisionit për dënime të SHBA-së duhet të kenë kujdes, sepse kohët e fundit kemi parë mjaft hakera që janë arrestuar për veprimet e tyre. Ditë me herët, një grup i hakerëve Anonymous janë arrestuar për përfshirjen e tyre në sulmet mbi PayPal, MasterCard dhe Visa. Megjithatë, anëtarët Anoninymous kurrë nuk janë shqetësuar shumë në lidhje me pasojat e veprimeve të tyre që bëjnë, ata thjesht duan të japin mesazhin e tyre tek të gjithë.
Anonymous në ketë gjithsesi së është mërzitur mbi trajtimin e Aaron Swartz, i cili thuhet për shkarkimin e miliona dokumenteve nga JSTOR. Swartz u përball me një gjobë prej më shumë se 1 milion $ dhe mund të ketë qenë dënuar me 35 vjet burg. Këto dënime janë parë nga shumë njerëz si ekstreme, dhe pas vdekjes së tij, ne po shohim përplasje nga shumë aktivistë të internetit. |ameble| [divider top=”0″]