SHPËRNDAJE

Gjiganti Google ka njoftuar të martën se regjistrimi për ngjarjen e tyre I/O 2016 do të fillojë nga data 8 Mars dhe do të vazhdoj deri me 10 Mars.

Google IO 2016

Nga kjo ngjarje pritet të njoftohemi për planet e Google-it për versionin e ardhshëm të Androidit, Android N, gjithashtu edhe për ndryshimet që pritet të bëhen në sistemin e tyre Chrome. Me aq sa dimë deri me tani, Google nuk pritet të prezantoj ndonjë pajisje të re.

Google I/O 2016 do të mbahet nga 18-20 Maj në Mountain View. Ne, që nuk e kemi mundësin të jemi prezent, nuk duhet të brengosem shumë sepse e tërë ngjarja do të jetë e transmetuar drejtpërdrejt. /ameble

SHPËRNDAJE