Google mund të ketë pasur qëllime të mira kur e patë krijuar rrjetin social të tyre Google+, mirëpo krahasuar me dy rrjetet tjera Facebook dhe Twitter, kjo nuk është askund.
Megjithatë, një përpjekje tjetër për të bërë Google+ pak më tërheqës për përdoruesit, Google ka bërë disa ndryshime të vogla në dizajn. Kjo më shumë i ngjanë të jetë një ri-dizajn në pjesën frontale apo ballinën, gjithashtu një formë se si Google dëshiron që përdoruesit e saj të përdorin rrjetin e tyre social, ku prioritet më shumë i ka dhënë komunitetet dhe koleksioneve.
Tani, në qoftë se dëshironi të shihni ndryshimet, kyçuni në llogarinë Google+, ku menjëherë ju paraqitet kërkesa për ndryshime që shkruan “Let’s go”. /ameble