Sot ekzistojnë kamera të shumta që kanë mundësinë e fotografimit dhe incizimit të videove në lëvizje, por nëse kërkoni një të vogël e cila përshtatet për xhep, me siguri se mund t’ju interesoj Theta M15 e cila së fundmi është lansuar nga Ricoh. Çfarë e bën këtë kamerë të ndryshme nga kamerat e tjera është se kjo është e vogël dhe e hollë.
Posedon një koncept interesant që ndoshta mund të jetë e preferueshme për një grup përdoruesish. Theta M15 vjen me memorie internet 4GB, ISO range 100-1600 për foto, kurse 100-400 për video dhe shpejtësi e shkrepjes 1/8000 për sekondë. Posedon mundësinë e incizimit të videove në 360-shkallë.
Ricoh Theta M15 në shitje do të dal nga 14 Nëntori fillimisht në Japoni dhe në Angli, dhe çmimi i saj do të jetë rreth 435$, që do të thotë se është pak e shtrenjtë për karakteristikat që ka. Nuk janë dhënë detaje për disponueshmerinë e saj në vendet tjera. /ameble