Ka kohë që është raportuar se Samsung do të risjell Samsung Galaxy Note 7 në treg, si smartphone të rinovuar.

Në fillim Samsung e kishte mohuar një mundësi të tillë, por më vonë ata e konfirmuan këtë dhe tani janë shfaqur pamjet e para të Galaxy Note 7 të rinovuar në Vietnam.

Pa dyshim, smartphoni duket krejtësisht i njëjtë në pamjen e jashtme, me një numër të modelit SM-N935. Ashtu si edhe kishin parashikuar thashethëmet, ai vjen me një bateri pak më të vogël prej 3,200 mAh në vend të 3,500 mAh sa kishte origjinali. Ai vjen me Android 7.0  me firmware dhe kernel të punuar në Shkurt të 2017.

Nga fotot duket që ato janë bërë dje me 07 prill 2017. Risjellja e pashmangshme në treg e Galaxy Note 7 tashmë po troket në derë, edhe pse sipas burimeve ky smartphone nuk do të jetë në treg në SHBA, Kanadë dhe Indi, dhe ende nuk ka informata për çmimin. 

Nga perspektiva financiare, kjo ka shumë kuptim për Samsung që të provoj të rishes miliona njësi të Galaxy Note 7 të tërhequra nga tregu. Është e kuptueshme që ata kanë bërë testime ekstreme sigurie para se të i risjellin në treg, por përsëri për shumë kjo duket e pasigurt. Nëse vetëm një nga këto njësi merr flakë, ashtu siç mund të ndoshë me smartphonat, zyrtarët e  Samsung do të kenë një kokëdhimbje të madhe, përsëri.

A mendoni se ja vlen për të rrezikuar? A do të blenit një Note 7 të rinovuar? /ameble.com