Bankomat sebSipas një raporti të fundit, rreth 95 % e bankomateve (makinave për të holla) në të gjithë botën ende funksionojnë me sistemin operativ Microsoft Windows XP. Microsoft nga muaji Prill i këtij viti pritet të ndal përkrahjen në shumë fusha për Windows XP, e cila mund të shkaktojë problem për bankat.

Është raportuar se deri në afatin e Prillit rreth 15 % e bankomateve janë të gatshëm të kalojnë në Windows 7, mirëpo pjesës tjetër do t’i duhej një kohë pak me e gjatë për përditësim. Microsoft ka njoftuar se do të vazhdojë të ofrojë përkrahje vetëm për anti-malware deri në mes të 2015.

Sistemi Windows 7 si duket do të sjellë një sërë veçorish të reja për makinat e të hollave, të cilat do të përfshijë përkrahjen në ndërfaqe me Multitouch si dhe shumë mundësi tjera. /ameble