SHPËRNDAJE

BlackBerry Rio Z20Pas zyrtarizimit të modelit BlackBerry Classic, si duket BlackBerry është duke punuar edhe në një model të ri, i koduar me emrin BlackBerry Rio Z20 për të cilin kanë filluar të rrjedhin edhe informatat e para.

Pajisja e re, pritet të vij me një dizajn sportiv me ekran 5-inç i cili ofron rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve.

Duke u bazuar në informata të para që kanë rrjedhur në internet, specifikat e BlackBerry Rio Z20 tregojnë se pajisja ka të integruar procesorin 2-bërthamor nga Snapdragon S4 me shpejtësi prej 1.5GHz, 2GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme dhe është vetëm 9.5mm i trashë.

Specifikat të tjera të BlackBerry Rio Z20 përfshijnë: kamerën kryesore 8 megapikselë, kamerën frontale 2 megapikselë, bateria 2800 mAh dhe përkrahja e teknologjive LTE, WiFi, Bluetooth 4.0 me DLNA dhe Miracast.

Modeli Blackberry Rio Z20 pritet të lansohet në shkurt të vitit 2015. /ameble

SHPËRNDAJE