Modeli HTC Desire 820 ishte prezantuar në shtator dhe tani si duket HTC është duke punuar në një version më të vogël të këtij modeli duke shfaqur edhe foton e parë të modelit HTC Desire 820 Mini.
Mbështetur në disa informata nga kompania HTC, modeli HTC Desire 820 Mini do të vijë me një ekran HD 5 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi prej 1.2GHz dhe 1GB RAM memorie.
Karakteristikat e tjera të Desire HTC 820 Mini përfshijnë 8GB hapësirë të brendshme, kamera frontale 5 megapikselë, kamera e pasme 8 megapikselë, përkrahja e teknologjive WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE si dhe do të vije me versionin Android 4.4 Kitkat me HTC Sense UI.
Çmimi i modelit HTC Desire 820 Mini pritet të jetë rreth 228$. /ameble