SHPËRNDAJE

Për kamerën e re GoPro Hero4 është përfolur edhe më herët kurse sot janë shfaqur imazhet e këtij modeli para se kompania GoPro të prezantoj zyrtarisht.

GoPro Hero4 do të jetë në dispozicion në dy versione Hero4 Black dhe Hero4 Silver duke përfshirë dy karakteristika kryesore video incizimin 4K në 30fps si dhe ekranin me prekje (touch screen) por për fat të keq jo në të dyja kamerat.

GoPro-Hero4

GoPro Hero4 Black e ka mundësinë të marrë video 4K në 30 korniza (frames) për sekondë dhe llogaritet si kamera “GoPro më e avancuar ndonjëherë,” posedon procesorë më të shpejtë, duke ofruar dyfishin e shpejtësisë nga Hero3 dhe e përmirësuar në cilësinë e imazheve nga 15fps në 30fps për videot 4K. Rezolucioni i GoPro Hero4 Black është 4K në 30fps, 2.7K në 50fps, 1440p në 80fps, 1080p në 120fps, 960p në 120fps, dhe 720p në 120fps. Ky model përmban lidhjet Wireless dhe Bluetooth, si dhe parametrat e ekspozimit natën.

Kurse GoPro Hero4 Silver për fat të keq nuk ofron Video 4K në 30fps por vjen i pajisur me ekranin më prekje ku ofron navigim më të lehtë në menytë dhe karakteristikat e kamerës. GoPro Hero 4 Silver e ka mundësinë të marrë video 4K vetëm nga 15fps, 2.7K në 30fps, 1440p në 48fps, 1080p në 60fps, 960p në 100fps, dhe 720p në 120fps dhe përfshin të ngjashme me versionin Black.

Për momentin ende nuk ka informata apo thashetheme për çmimet ose disponueshmërinë e këtyre pajisjeve në mbarë botën, por thuhet së ato do të prezantohen nga kompania më 8 Tetor. Të dy kamera të reja GoPro Hero4 janë në përputhje pajisje tjera shtesë të më hershme. Edhe GoPro Hero4 gjithsesi se pas lansimit zyrtar mund ti gjeni edhe tek ne, më konkretisht në dyqanet e MEGA-s. /ameble