Përderisa Google pritet të nxjerrë versionin e ardhshëm të platformës së saj mobile, Android 4.3 gjatë javës së ardhshme, një video e tij ka rrjedhur nga një pajisje Nexus 4 që tashmë është shfaqur online.

Edhe pse Android 4.3 dihet se do të vazhdojë të përmendet si Jelly Bean, ky do të jetë vetëm një përditësim i vogël dhe nuk do të sjellë ndryshime të mëdha, por vërehen paksa.

Sipas kësaj video praktike që është publikuar nga Android Central, përditësimi do të rrisë përgjegjshmërinë e prekjes tek Nexus 4.

[youtube id=”HsrfTLUic8w” width=”600″ height=”350″]

Përditësimi i ri do të sjellë gjithashtu një funksion shtesë në numrat e telefonit që sugjeron thirrjet nga kontaktet tuaja gjatë kërkimit. Siç është treguar edhe me herët, Android 4.3 ofron aplikacionin e përditësuar të kamerës që përmban një meny të re harkore që e bën atë më të lehtë për të kontrolluar settings-at e saj.

Përveç këtyre, përditësimi sjell edhe disa ndryshime tjera si tek grafika OpenGL 3.0 standarde, lajmërimet (notifications) etj. Të gjitha këto ndryshime tek versioni Android Jelly Bean mbetet të shihen në ditën e publikimit që mund të jetë 24 Korrik. |ameble|