SHPËRNDAJE

Tre javë më parë në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), u promovua libri “Rrjetat kompjuterike”, i autorit Selman Haxhijaha.

Promovimi i librit u organizua me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe morën pjesë përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtar nga fusha akademike, politike, studentë etj.

“Synimi i këtij libri është që të japë një përshkrim të përgjithshëm të rëndësisë së rrjetave kompjuterike, dhe në mënyrë të veçantë të japë disa këshilla dhe udhëzime si të konfigurohen pajisjet kyçe që mundësojnë komunikimin në një rrjet kompjuterik me madhësi të mesme. Synimi i këtij libri është që të fillohet me të shkruarit e librave në gjuhën shqipe për një fushë si teknologjia informative, duke ditur që libra të tillë mungojnë për lexuesin shqiptar”, tha Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si recensent dhe njëherit edhe botuesi i këtij libri.

Ai shtoi se duke qenë që nga fillimi i angazhuar për të ndjekur zhvillimet e këtij sektori, shpreson që autori edhe në të ardhmen do të vazhdojë të japë kontributin e tij duke na dhënë edhe botime tjera nga kjo fushë.

Kurse, Dr. Petrit Shala, recensenti tjetër i librit, tha se “Rrjetat kompjuterike” është libri i parë akademik në gjuhën shqipe që shtjellon në mënyrë të detajuar temat përkatëse në rrjetat kompjuterike.

“Ky libër përshkruan temat me rëndësi në lëmin e rrjetave kompjuterike, duke filluar nga hyrja dhe temat në vazhdim si përdorimi i algjebrës së Bulit në fushën e rrjetave kompjuterike, komponentët e rrjetave kompjuterike, arkitekturën e rrjetave LAN, modelet referencuese të OSI modelit dhe TCP/IP-në, IP -adresimi dhe subnetimi, komutimi ne LAN pra suiçi, ruteri, bazat e rrugëtimit, konfigurimi i rutereve, aplikimi i sigurise në ACL etj, duke shtuar se autori në këtë libër ka arrit në mënyrë të shkëlqyer të gërshetojë pjesën teorike me atë praktike”, tha Shala.

Kurse autori i librit Haxhijaha tha se përveç studentëve të Universitetit të UBT-së, ky libër njëkohësisht mund t’iu shërbejë edhe atyre që punojnë në fushën e rrjetave kompjuterike ose duan të mësojnë më tepër

|Gazetta Express, UBT| [divider top=”0″]

Ne në Ameble tani më kemi siguruar një kopje të këtij libri dhe në shfletimin e parë që i kemi bërë ketij të fundit vërejmë se autori ka shtjelluar gjërat në mënyrë të thuket dhe mjaft të kuptueshme për lexuesit .

Këto janë kapitujt që janë përfshirë në librin RRJETAT KOMPJUTERIKE:

  • Hyrje në rrjetat kompjuterike
  • Arkitektura e rrjetave  Lokale LAN
  • Modelet referuese OSI dhe TCP/IP
  • IP Adresimi dhe Subnetimi
  • Komutimi ne LAN- Suici
  • Ruteri
  • Bazat e Rrugëtimit
  • Konfigurimi i Ruterit
  • Aplikimi I sigurise me Listat e Kontrollit  te Qasjes – ACL

Nuk ka dyshim se duke lexuar këtë libër, lexuesi mbetët tejetë i kënaqur për cilësinë e të dhënave rreth rrjetave kompjuterike që autori ka shtjelluar.

Duke filluar që nga kapitulli i parë autori në mënyre të qartë shpjegon historikun e krijimit dhe zhvillimit të rrjetave kompjuterike, komponentët e rrjetave kompjuterike.

Në kapitullin e dytë përmendën topologjitë logjike dhe fizike të rrjetave dhe dizajnimi i tyre.

Kapitulli tre i këtij libri është me të vërtet thelbi, ngase autori në mënyrën më të mirë të mundshme shtjellon modelin referues OSI dhe shtresat e tij dhe protokollet e shtresave të TCP/IP.

Në kapitullin katër mësojmë më shumë rreth IP Adresimit dhe Subnetimit, IPv4 dhe IPv6, Subnetimin VLSM etj. Kapitulli pesë na bën të kuptojmë më mirë se çfarë ndodhe gjatë komutimit në LAN, ku me theks të veçantë përshkruhet roli i Suiçit dhe funksioni i tij, rrjetat lokale, rrjetat virtuale VLAN etj.

Në kapitullin gjashtë dhe shtatë kalojmë nga rrjetat lokale ne pajisjet që mundësojnë komunikimin e rrjetave në mes tyre. Është fjala për Ruterin, komponentët dhe funksionin e tij, më pas mënyrën se si Ruteri vepron, rrugëtimet gjatë transmetimit të internetit, protokollet dhe algoritmet që ato përdorin, etj.

Kapitulli tetë dhe nëntë është pjesa që shumë e dëshirojmë, në këtë rubrikë mësojmë se si bëhet konfigurimi bazik i Ruterit, si duket ndërfaqja e tij, çfarë janë dhe si konfigurohen Listat e Kontrollit të Qasjes –ACL.

Vlenë të përmendim faktin se në librin “Rrjetat Kompjuterike” për herë të parë përmendën në gjuhën shqipe terma të përshtatur më së miri të pajisjeve dhe funksioneve të terminologjisë teknologjike.

|ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE