SHPËRNDAJE

HTC One M9 është smartphone-i Android i fundit i kompanisë HTC, i cili vjen me një dizajn të ngjashëm me atë paraprak HTC One M8. Grupi i iFixit kanë marrë ketë smartphone për të parë se çfarë ka brenda pajisjes dhe gjithashtu për të zbuluar se sa i lehtë është për tu riparuar.

iFixit kur i kontrollon pajisjet, i renditë në një shkallë nga 1 deri në 10, ku me 1 i vlerësojnë ata të cilët janë më të vështirë për tu riparuar dhe 10 për ata që janë më të lehtë. HTC One M9 është vlerësuar me 2 nga 10, që do të thotë se ky smartphone është mjaft i vështirë për tu riparuar.

Sipas raportit të iFixit, bateria e këtij smartphone është nën pllakën-amë dhe është e bashkangjitur në të, dhe kjo e bën smartphone-in e vështirë për të riparuar. E njëjta gjë është edhe me ekranin e tij.

Për ta parë në detaje se çfarë gjendet në brendësi të këtij smartphone klikoni këtu. /ameble

SHPËRNDAJE