Sipas një raporti të fundit, aplikacionet Chat apo aplikacionet për mesazhe nëpër smartphone, tanimë janë më të preferuar se sa mesazhet me SMS apo tekst mesazhet, ky lajm vjen nga Informa të cilët kanë thënë se, tani për tani brenda ditës ka më shumë mesazhe të dërguara nëpërmes aplikacioneve Chat se sa mesazhe standarde me SMS.
Në vitin 2012 ka pasur rreth 16.6 miliardë mesazhe SMS të dërguar me tekst brenda ditës, kjo mund të krahasohet me 19 miliardë mesazhe të dërguara brenda ditës nga aplikacionet Chat si WhatsApp, BlackBerry Messenger, Viber etj.
Përdorimi i i këtyre dy mundësive pritet të rritet vitin e ardhshëm, Informa ka parashikuar se hendeku mes të dy mundësive do të jetë i madh, me një parashikim prej 21 miliardë për mesazhet SMS kurse 50 miliardë mesazhe për çdo ditë nga aplikacionet Chat, që i bie më shumë se dyfishi. |ameble|