SHPËRNDAJE

Fabrika samsungSamsung do të investojë rreth 1.9 miliard $ për të ndërtuar një fabrikë të re që do të prodhojë procesorë 20nm dhe 14nm Exynos nga viti i ardhshëm. Për të sqaruar më mirë, Samsung Galaxy S III ka një procesor Exynos 4412 që është ndërtuar me një proces 32nm. Presidenti i divizionit të Biznesit në Samsung, Stephen Woo thotë se fabrika duhet të ndërtohet në mënyrë që prodhuesi Korean të mund t’i permbush kërkesat e klientëve të saj si dhe kërkesat globale në industrinë e telekomunikimeve.

Duke folur për industri, studiues Gartner thotë se biznesi i mikroprocesorëve do të rritet 20% nga viti i kaluar deri në 2016, dhe do të arrijë vlerën e 59.4 miliard $.

32nm Exynos 4412

Procesorët e ri do të përdorin më pak energji se procesorët aktual Exynos të cilët mezi përmbushin kërkesat e përdoruesve këto ditë. Dhe ndërsa ai sigurisht do të jetë një vit larg, duke marrë parasysh se Samsung Galaxy S III sapo ka dalur në treg, me siguri se këta procesora do t’i shohim në Samsung Galaxy S IV. Kurse, sa për konkurrencën, Qualcomm është duke punuar mbi nxjerrjen në treg të procesorit 28nm me 4 bërthama (quad-core) të ashtuquajtur S4 Krait deri në fund të vitit. Ndërsa, NVIDIA po punon në integrimin e radiove LTE në procesorin e tyre të njohur si Tegra 3 (deri tani, Tegra 3 nuk i përkrah radiot LTE). Për momentin nuk pritet ndonjë procesor me proces 28nm nga NVIDIA deri në vitin 2013.

Përfundimi është se Samsung është të paktën një vit përpara konkurrencës. |phonearena.com| |smasung.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE