SHPËRNDAJE

Samsung, duke iu falenderuar modelit Galaxy S3, pritet të raportoj shifra marramendëse të fitimit dhe shitjeve për çerekun e dytë të vitit 2012. Samsung me 27 Korrik pritet të raportoj diku rreth 5.9 miliard $ profit për çerekun e dytë. Një shifër kjo, që është 79% më e lartë se ajo e vitit të kaluar për të njejtin çerek. Si do që të jetë, shifrat e mësipërme nuk janë raportuar ende dhe mund të ndryshojnë në kohën e raportimit.

Më poshtë disa shifra interesante për numrin e njësive të shitura për linjën Galaxy S.

Është ditur që modeli i fundit i linjës Samsung Galaxy S do të thyej rekorde, mirëpo nuk është ditur numri i saktë. Modeli i parë i kësaj serie të suksesshme, Samsung Galaxy S, ka arritur në 24 milion të shitur prej kur ka dalur në treg para 2 viteve. Modeli i rradhës, Samsung Galaxy S2, ka thyer rekordin me 28 milion të shitur për gjysmën e kohës. Dhe me sa duhet, modeli i fundit i kësaj serie, Galaxy S3, do t’i thyen rekordet e vëllezërve të vegjël.

Sipas analistëve, Samsung Galaxy S3 mund të arrijë shifrën në 19 milion në këtë çerek. Ky është një numër impresiv duke konsideruar se pajisja është lansuar me 29 Maj 2012 në Evropë. Këtë shifër e bënë edhe më impresive fakti që Galaxy S3 në Amerikë është lansuar me datën 21 Qershor.

Edhe pa dalur ende në shitje, është thënë që Galaxy S3 ka pasur 9 milion para porosi, shifër kjo që nuk ka llogaritur para porositë në Amerikë. Linja e Galaxy S, ka qenë konkurenti kryesor i Apple iPhone për nga numri i shitjeve. |phonearena.com|

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE