SHPËRNDAJE

Një pjesë të madhe të kohës, kompanitë shpenzojnë duke u angazhuar me klientët e sidomos nëpërmjet përdorimit të mediave sociale me qëllim të përftimit të klientëve të rinjë si dhe ruajtjes së klientëve besnik. Por, nganjëherë gjërat e parashikuara mund të shkojnë keq.

Konkretisht Samsung nëpërmjet rrjetit social më të famshëm në botë Facebook ka kërkuar një përgjigje shumë të lehtë për pyetjen e bërë “Nëse do t’u ipet mundësia të merreni vetëm një pajisje elektronike në një ishull të shkretë, çfarë do të jetë ajo?” Ndër 50 përgjigjjet më të fundit, nga koha e vendosjes së pyetjes, 40 njerëz janë përgjigjur se pajisja e tyre e zgjedhjes do të ishte iPhone 5 nga Apple, ndërsa njëri ka thënë se ai do të marrë një iPad.

Pra, pa marrë parasysh se kompania Samsung më produktet e veta mund të llogaritet së është lider në tregun e teknologjisë, prapë se prapë shfrytëzuesi  është ai që vendos se çfarë të blej. Duke u bazuar në shijen dhe preferencat personale që ka ndaj ndonjë produkti ose brendi, shfrytëzuesi nuk bazohet në përparësit e ndonjë produkti tjetër dhe gjithmon qëndron besnik ndaj produktit që e simpatizon. Në rastin konkret, edhe pse iPhone 5 në krahasim më Samsung Galaxy S3 është më i dobët, preferenca e shfrytëzuesve është iPhone 5. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE