Bazuar në gazetën kineze Ming Pao Daily, del se gjatë muajit Prill të këtij viti prodhuesi korean Samsung ka pasur shitjet më të madhe nga të gjithë smartphone-t tjerë duke ia kaluar kështu edhe prodhuesve vendor kinez ZTE dhe Coolpad.
Sipas Sino Market Research kompania Samsung gjatë kësaj kohe ka shënuar rritje ne shitje deri ne 18.8% duke i dhënë kësaj të fundit një pozitë të rehatshme në krahasim me konkurrentin kryesor të saj në këtë vend Coolpad qe kishte 11.5 % të shitjes gjatë kësaj periudhe.
Këto statistika që shohim kohëve të fundit nëpër tregjet botërore si në Kine, SHBA, etj. dëshmojnë faktin se Samsung po thyen çdo rekord të mundshëm duke u bërë konkurrent serioz përmes cilësisë dhe çmimit. |ameble|