SHPËRNDAJE

LoopPay SamsungSamsung ka njoftuar zyrtarisht se ka blerë kompaninë LoopPay, një ofrues portofoli për pajisje mobile që transformon lexuesin ekzistues të shiritit magnetik në shpërndarës të pagesave pa tela (wireless).

Krye-shefi i Samsung-ut, JK Shin, tha se kjo blerje përshpejton vizionin e kompanisë për “për të ecur dhe lëvizur inovacionet në botën e tregtisë për pajisje mobile”, duke shtuar se kompania ka qenë gjithmonë e interesuar në ndërtimin e një portofoli digjital. Udhëheqësit e LoopPay do t’i bashkohen departamentit për pajisje mobile në Samsung, me planet për integrimin e teknologjisë LoopPay-së në pajisjet e Samsung-ut.

Për ketë blerje, Samsung do të flasë me shumë rreth planeve të saj në Kongresin Botëror për pajisje mobile (MWC) muajin e ardhshëm, ku ne ketë ngjarje nga kompania pritet të njoftohemi edhe për Samsung Galaxy S6. /ameble

SHPËRNDAJE