Gjatë muajit të kaluar është përfolur se Samsung është e interesuar të blejë start-up-in “SmartThings”, kompani kjo që merret me automatizimin e kontrollorëve në shtëpi.
Këtë javë marrëveshje është arritur dhe është njoftuar zyrtarisht se SmartThings është blerë nga kompania Samsung më çmim prej 200 milionë $. Për momentin krye-shefi dhe themeluesi i SmartThings, Alex Hawkinson, do të vazhdojë të udhëheq dhe gjithashtu kompania do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të pavarur.
SmartThings u themelua në vitin 2012 dhe u ofron përdoruesve mundësinë e monitorimit, kontrollit, dhe automatizimin në shtëpitë e tyre nga kudo që janë, nëpërmes një aplikacioni të vetëm. Funksionet nga ku kjo kompani i zhvillon do të zhvendosen nga bazat e saj në Washington DC, San Francisko dhe Minesota në zyrat e tyre të reja si pjesë e Qendrës për Inovacione të Samsung-ut (OIC) me bazë në Palo Alto të Kalifornisë.
Momentalisht platforma SmartThings mbështet më shumë se 1000 pajisje dhe mbi 8000 aplikacione të krijuara nga komuniteti i saj prodhues, shpikës, dhe zhvilluesish. /ameble