SHPËRNDAJE

Sipas thashethemeve, Samsung është thënë të prezantoj modelin e smartphone-it të ardhshëm Galaxy S5 në ngjarjen MWC 2014. Sigurisht se këto thashetheme tani po dalin të janë të vërteta, për arsye se Samsung ka filluar të dërgoj ftesa për ngjarjen “Unpacked 5” që do të mbahet me 24 Shkurt. të njëjtit gjithashtu e kanë postuar këtë lajm në llogarinë e tyre në Twitter.

Samsung Unpaced 5

Sipas ftesës, Samsung ketë ngjarje do të organizoj në Barcelonë ku gjithashtu mbahet ngjarja MWC 2014. Tani në bazë të përshkrimit në ftesë me numrin “5”, mundet të jetë që kjo ngjarje lidhet me smartphone-in Samsung Galaxy S5. Dizajni i ftesës është gjithashtu i ngjashëm me lëkurën e pasme siç e ka Galaxy Note 3 e cila do të jetë gjithashtu në modelin S5. Në ketë ngjarje Samsung pritet gjithashtu të prezantoj edhe pajisje tjera, është përfolur për një model me platformën Windows Phone.

Gjithqka mbetet të shihet nga dita e prezantimit. /ameble