SHPËRNDAJE

Samsung u ka dërguar ftesë mediave për datën 14 Mars, në ngjarjen e titulluar Unpacked sipas të gjitha gjasave pritet të njoftohemi më gjerësisht për pajisjen e shumëpritur Galaxy S4. Samsung ndryshe nga ngjarja e fundit në lançimin e Galaxy S3 në Londër, kësaj radhe ka vendosur të bëjë organizimin në qytetin e New York-ut që më shumë gjasë do të bëhet edhe paraqitja e parë zyrtare e këtij smartphone-i.

Përderisa në ftesë nuk konfirmohet që do të jetë smartphone-i Galaxy S4, fakti që është titulluar “Ready 4 Show”, dm.th. e përdor numrin “4” që tregon së fjala është për gjeneratën e katërt të smartphone-it Galaxy.

Për detajet apo specifikat tjera është përfolur dhe raportuar shumë edhe në të kaluarën, kështu që nuk po themi asgjë, gjithçka mbetet të shihet me datën 14 Mars. Qëndroni me ne. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE