SHPËRNDAJE

Sot para disa minutash, Samsung zyrtarisht njoftoi për një pajisje të re, kamerë me sistem operativ android. Një koncept i tillë është relativisht i ri, kurse një kombinim i tillë mundëson marrjen dhe shpërndarjen instante të fotografive. Kjo kamerë vjen me sistemin operativ Android Jelly Bean 4.1 dhe ka specifikat si më poshtë:

  • 16-megapixel BSI CMOS 1/2.3″ sensor
  • Lente 23mm
  • Zoom optik x21
  • Ekranin 4.8-inch HD Super Clear LCD
  • Procesor 1.4GHz Quad-Core
  • Android 4.1
  • 3G dhe Wi-Fi
  • 19.1mm i hollë
  • 1080p video inçizim në 30fps (frames per second), ose 720p në 120fps në “slow motion”

Duke marrë parasysh Jelly Bean, përveç marrjes së fotove, kjo pajisje mund të përdoret për çdo gjë tjetër që mundëson sistemi operativ, shembull shfletimin e internetit, e-mail, aplikacione etj, por jo edhe për thirrje telefonike (me sa duket). Zgjidhjet tona si blerës janë zgjeruar shumë kohëve të fundit, dhe nëse tashmë keni bërë plane për blerjen e kamerës tuaj, mendojmë se ato duhet t’i rishikoni dhe të mendoni edhe për këtë si opcion. Çfarë mendoni ju për Samsung Galaxy Camera? |ameble||samsung||phonearena|[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE