Grande2 AmebleSamsung Galaxy Grand 2 i cili zyrtarisht u publikuar nga Samsung në fund të Nentorit 2013, tani do të fillojë të shitet.

Ky smartphone do të jetë në dispozicion për shitje fillimisht në Indi duke filluar nga Janari 2014 për të vazhduar më pas me shitjet në tërë botën. Çmimi i kësaj pajisje pritet që te mos kaloj shumën 400 dollarë amerikan.

Sipas analisteve të teknologjisë informative, Samsung Grand 2 pritet të jetë një telefon tepër i kërkuar sepse karakteristikat dhe përformanca e tij e shkëlqyer janë tiparet që e dallojnë atë.

Karakteristikat që e dallojnë Grande 2 nga paraardhësi i tij Grande janë ekrani më i madh prej 5.25-inc me rezolucion 720 x 1280 pikselë, HSPA + konektim, një procesorë më i ri prej 1.2GHz dy-bërthamorë dhe RAM memoria prej 1.5GB.  Gjithashtu, një gjë që është mjaft atraktive për tregun kosovar rreth këtij telefoni është kapaciteti i dual-sim kartelave në te cilin mund të kyçim 2 operatorë në të njëjtën kohë. Kamera e pasme Grande 2 është e ngjashme me atë të Galaxy Note 3, pra 8 megapikselë me LED flash dhe video incizim te kualitetit 1080p.

Ky telefon vjen në tre ngjyra të ndryshme: zi, bardh dhe rozë. Versioni i sistemit operativ të kësaj pajisje është Android 4.3 Jelly Bean, por shumë shpejtë pritet që të përditësohet me versionin 4.4. |ameble|