Një nga kritikat më të shpeshta tek seria e pajisjeve Samsung Galaxy është përdorimi i mbështjellësit nga plastika që duket të jetë pak i qëndrueshem dhe i cilësisë më të ulët sesa alumini që është përdor tek HTC One dhe iPhone 5.
Burimet e SamMobile thonë se kompania e ka marrë këtë kritikë ngatë zemrës, dhe sipas tyre Samsung ka marr në konsideratë ngritjen e cilësisë në phablet-in e tyre të ardhshëm Galaxy Note 3.
Përderisa ky lajm do të mirëpritet nga shumë admirues të Samsung-ut, në anën tjetër ekzistojnë dyshime për një gjë të tillë. Në radhë të parë, kompania Samsung arsyeja pse e përdor materialin plastik është sepse e ka me lehtë për të prodhuar pajisjet në masë sesa pajisjet rivale, së dyti, me shumë së një mesatare e konsumatorëve qe posedojnë pajisje Galaxy nuk ka dhënë asnjë shenjë ankese pikërisht se a ka rendësi materiali i plastikes apo jo, dhe në ketë rast kompania ka shitur rreth 40 milion pajisje Galaxy S3 vetëm në vitin 2012.
Sammobile gjithashtu ka thënë se Galaxy Note 3 nuk do të përdorë direktivat e dizajnit të Galaxy S4. Samsung pret që nga kjo seri të shesë shumë pajisje që është përfolur të ketë ekranin FHD AMOLED 6.0 inç, procesorin me LTE Exynos 5 Octa, kamerën 13 megapiksel dhe versionin e fundit të Android-it, i cili mund të jetë Android 5.0. |ameble|