SHPËRNDAJE

Nëse dikush ka dyshuar se Samsung nuk do të publikoj Galaxy Note 3 me 4 Shtator në Berlin atëherë nuk keni nevojë të dyshoni më, ngase Samsung dje zyrtarisht ka dërguar ftesat për këtë eveniment të rëndësishëm.

Siç ka bërë edhe më parë, kompania jug-koreane Samsung, edhe këtë here përgatitet për të prezantuar gjeneratën e trete të phablet-it Note pikërisht ne panairin me të madh të teknologjisë informative ne Bote, IFA i cili mbahet për çdo vit gjatë muajit shtator në qytetin e Berlinit.

SNote3 Ameble

Në të njëjtën dite dhe kohë, Samsung do të bëjë një transmetim “live” nga Times Square, (New York) nga ku do të demonstrohen përjetimet e para me gjeneratën e re të pajisjeve Galaxy. Perflitet se Samsung Galaxy Note 3 do të jetë i madhësisë 5.7-inç me ekran 1080p dhe S Pen Stylus.

Si zakonisht, Ameble do të transmetojë këtë ngjarje drejtpërdrejt dhe do të ju mbajë të informuar rreth detaje për produktet që do të publikohen. |ameble|