A jeni një nga ata përdorues të cilët do të dëshironi një Galaxy Note, por mendoni se një 5 inç nuk është mjaft i madh? Kurse 10 inç është tepër i madh? E pra, Samsung është duke u përgatitur për lançimin e një modeli Galaxy Note me 8 inç.

Pas të gjithave, edhe Samsung nuk do ta lë pa e nxjerr në treg një model të mesëm. Asgjë nuk është e konfirmuar nga Samsung, por sipas SamMobile kjo pajisje e re thuhet të shfaqët me ekran SLCD 800X1280, 2GB RAM, 16 ose 32GB hapësirë të brendshëm për të dhëna dhe opsionin mikro SD te jashtëm, përkrahje për GSM dhe rrjetet HSPA. Ka gjithashtu kamerën e pasme 5MP dhe atë frontale.

Bateria pritet të jetë me 4300mAh, së bashku me S-Pen. Tableti do të jetë i hollë dhe më i lehtë sesa Nexus 7, me dimensione 7.95mm trashësi dhe peshon 330 gram. |ameble| [divider top=”0″]