SHPËRNDAJE

Blerësit amerikanë do të “vuajnë” teksa do të shikojnë çmimin e phablet-it Samsung Galaxy Note Edge. Phablet-i doli në treg në Japoni 2 javë më parë dhe në Korenë e Jugut javën e kaluar, kurse do të dalë në tregun amerikan më datë 17 Nëntor në 5 kompanitë kryesore telefonike (Sprint, T-Mobile, AT&T, Verizon dhe U.S. Cellular).

Samsung Galaxy Edge

 

Çmimet e kompanisë AT&T janë bërë të ditura. Galaxy Note Edge do të kushtojë 399.99$ me kontratë 2 vjeçare ose 945.99$ pa kontratë.

Para se të gjykojmë për këtë çmim “absurd”, duhet të kemi parasysh se versioni korean dhe japonez kanë një çmim të përafërt me versionin amerikan. Galaxy Note 4 kushton 850$ pa kontratë dhe Samsung ka vendosur t’i shtojë 100$ çmimit të Note Edge për shkak të risisë me ekranin në Note Edge.

I çuditshëm është fakti sesi kompania Samsung, edhe pse është shprehur se Note Edge është një phablet koncept, ka vendosur ta nxjerrë në një treg të madh siç është tregu amerikan. /ameble