Galaxy Note është një gërshetim në mes të Smartphone dhe Tablet. As telefon e as tablet, por njëkohësisht te dyjat, një kategori e re që i është dhënë emri “phablet”. Para disa minutash, Samsung në IFA 2012, publikoi modelin e ri të quajtur Galaxy Note II. Specifikimet i gjeni më poshtë:

  • Procesori Samsung Exynos 4412 quad-core 1.6GHz
  • Ekrani Super Amoled 5.5″ me rezolucion 1280×720
  • 2 GB RAM
  • 16/32/64 GB memorie interne të integruar
  • Mundësi për SD-Kartë 64GB
  • 8 Megapixel BSI Kamerë
  • 1,9 Megapixel Kamerë frontale
  • Bateri 3100mAh
  • S-Pen
  • 9.4mm i hollë
  • Pesha 180g
  • Android 4.1 Jelly Bean

Të gjitha këto specifika janë përmirësime mbi modelin paraprak. Galaxy Note II veçohet edhe me përmirësime softuerike, sidomos në përdorimin e S-Pen. S-Pen është një laps (që detekton 1024 nivele të sensitivitetit) që mund të përdoret për vizatim në Note II, mirëpo funksionaliteti i tij është i gjithanshëm. Sipas prezentimit, S-Pen mund të afrohet para ekranit (10mm afër), dhe pa e prekur atë fare mund të kryhen operime të ndryshme si, kontrollimi i pjesërishëm i e-mail-it, përshkrimi i ngjarjeve në kalendar etj. Samsung këtë e quan “Air View” dhe mund të përdoret në aplikacionin e kalendarit, video playerit, galerisë dhe në aplikacionin për e-maila.

Momentalisht nuk ka informata për çmimin dhe lançimin e produktit.|ameble||samsung||phonearena|[divider top=”0″]