SHPËRNDAJE

Kohëve të fundit është thënë se telefoni më i ri i Samsung, Galaxy S3 ka arritur në 10 milionë njësi të para-porositura nga blerësit, ndërsa tani një operator mobil anglez ka thënë se modeli i ri i telefonit Android ka thyer të gjitha rekordet e saj. Sipas Vodafone, kërkesa për Samsung Galaxy S3 ka qenë masive, duke thyer kështu të gjitha rekordet e porosive që kompania i ka pasur për një telefon Android. “Një javë para lansimit, Galaxy S3 është modeli më i kërkuar Android” kanë thënë përfaqësuesit e Vodafone për Inquirer. Megjithatë, Vodafone nuk ka publikuar asnjë detaj për numrin e përafërt të telefonave të porositur, por gjithsesi se do të mbetet të shihet se sa njësi të Samsung Galaxy S3 do të shiten në ditët e para të paraqitjes në treg.|ameble|[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE