SHPËRNDAJE

Edhe pse tani më janë shpërndare disa informata të pa konfirmuara rreth specifikave harduerike të Samsung Galaxy S4, imazhe të reja rreth këtij të fundit kanë filluar të dalin në shesh. Nga informatat shtesë që janë siguruar është konfirmuar që ky telefon do të jetë i madhësisë 5-inç, Full HD (1920×1080 pikselë) dhe procesori i  S4 pritet të jetë 1.8 GHz katër-bërthamorë.

E bukura e Galaxy S4 përcillet edhe nga kamera 13 MP konfigurimi i së cilës mund të vërehet edhe në foto. Nga të dhënat e tjera që përfliten janë edhe RAM memoria prej 2GB, mundësia për te zgjedhur hapësirën interne prej 16GB/32GB/ apo 64GB. Në imazhet e kapura shohim se versioni që S4 ka të instaluar është Android 4.2.1, por në momentin e lansimit zyrtar të këtij smartphone-i pritet që S4 të ketë të instaluar Android 4.2.2 Jelly Bean.

Siç kemi raportuar edhe më parë Samsung pritet që të publikoj produktin e tyre më të ri Galaxy S4 në Times Square (New York) me datën 14 Mars dhe Ameble do ta përcjell këtë ngjarje drejtpërdrejtë.

|ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE