Meqë Galaxy S4 tani më është zyrtarizuar, gjiganti Samsung si duket është duke menduar edhe për pjesën tjetër të pajisjeve të reja të brezit Galaxy. Kjo rezulton me shfaqjen e disa thashethemeve të bazuara në disa foto për të cilat thuhet se kanë të bëjnë me Galaxy S4 Mini.
SamMobile ka prezantuar disa fotografi ku thuhet se është zbuluar një smartphone me dizajn mjaft të ngjashëm bashkë me Samsung Galaxy S4.
Pavarësisht nga emri i tij, Galaxy S4 Mini pretendohet se nuk do të ketë një procesor sikurse ai i S4, por do të ketë dual-core 1.6GHz dhe ekranin 4.3 inç Super AMOLED HD me rezolucion 960×540 piksella dhe do të ketë të instaluar versionin e fundit të Android Jelly Bean 4.2.2.
Sipas burimit Galaxy S4 Mini pritet të bëjë debutimin e tij në qershor ose korrik të këtij viti. |ameble|