Samsung Galaxy S4 Mini 20 qershorSamsung Galaxy S4 Mini para pak ditësh u shfaq gabimisht në faqen e internetit të Samsung-ut. Samsung është raportuar se do të mbajë një konferencë për media në Londër më 20 Qershor, dhe si duket po në ketë ditë ata do të njoftojnë zyrtarisht për smartphone-in Samsung Galaxy S4 Mini.

Galaxy S4 Mini është përfolur të shfaqet me ekran 4.3 inç qHD me rezolucion 540 x 960 pikselë, pajisja do të jetë e pajisur me procesor 2-bërthamor Qualcomm Snapdragon S4 në 1.7Ghz, grafika Adreno 305 GPU.

Gjithashtu pritet të shfaqet me platformën Android 4.2.2 Jelly Bean, dhe do të jenë në dy versione të ndryshme të pajisjes, një version 3G me 1GB RAM dhe një tjetër 4G LTE me 2GB RAM.

Për detajet e plota mbetet të shihet me datë 20 Qershor. |ameble|