SHPËRNDAJE

Samsung javën që shkoj lansoi smartphone-in e shumë pritur Galaxy S4 në një ngjarje të organizuar në Nju Jork. Ky smartphone pritet të jetë në dispozicion duke filluar nga muaji Prill mirëpo nuk ka asnjë deklarim zyrtar mbi atë se sa mund të jetë çmimi i këtij smartphone-i.

Megjithatë, GSMArena ka ndarë çmimin evropian për ketë model, Amazon.de ka filluar të marrë para-porositë dhe ka renditur atë për 650€. Nga ana tjetër, smartphone-i Sony Xperia Z është më pakicë për 600€, ndërsa HTC One pritet të shitet për 660€.

Për më tepër, sipas GSMArena, Samsung Galaxy S4 në SHBA do të jetë në dispozicion me çmim rreth 579$. Nëse ky është çmimi për Samsung Galaxy S4 unlocked me 16GB atëherë del së do të jetë më i lirë se iPhone 5, i cili aktualisht shitet për 649$. Sido që të jetë gjithçka mbetet të shihet pas muajit Prill.

Karakteristikat kryesore të Galaxy S4 janë:

  • Procesori Exynos Pro 5  me 1.6GHz octa-qore  ose  1.9GHz quad-core Qualcomm (m’varet nga modeli apo vendi)
  • 2 GB Ram
  • 16/32/64 Gb + kartelën SD të jashtme deri me 64Gb
  • Ekrani 5 inç, me 441 PPI  1080p (1,920 x 1,080) Super Amoled
  • Sistemi Operativ Android 4.2.2
  • Kamera 13 Megapixel e pasme dhe ajo frontale 2 Megapixel
  • Bateria 2600 mAh
  • 130 gram
  • WiFi 802.11ac
  • NFC, Bluetooth 4.0 |ameble| [divider top=”0″]
SHPËRNDAJE