Sipas Korea Times një përfaqësues nga Samsung tha se Samsung Galaxy S4 do të dal në shitje në mars 2013, pas një zbulimi në MWC 2013 në Barcelonë. Samsung Galaxy S4 sipas thashethemëve do të ketë ekran më të madh 5 inç, në krahasim me Samsung Galaxy S3 i cili është 4.8 inç, po ashtu do të përkrah aftësitë LTE si dhe do të ketë të integruar quad-core procesor.
Edhe pse Samsung Galaxy S3 ishte shpallur në qershor të këtij viti, paralajmërimi për Galaxy S4 duket pak shumë i shpejt. Megjithatë, analistët kanë vënë re që Samsung është duke kërkuar për të sjellë edhe një konkurrent tjetër për kompaninë Apple, pas shpalljes së iPhone 5. |techradar| |ameble| [divider top=”0″]