Samsung Galaxy S3 është pa dyshim një pajisje e pa rezistueshme për dëshirën e secilit. S3 jo vetëm që përmban specifikat harduerike të sofistikuara por edhe duket tepër i bukur për ta parë. Duke u bazuar në suksesin e këtij të fundit gjiganti korean Samsung premton se do të vazhdoj me trendin e befasive për të mire, këtë herë duke na prezantuar produktin Samsung Galaxy S4.
Ky smartphone pritet që të publikohet nga fillimi i vitit 2013. Kohëve të fundit përflitet me të madhe rreth Samsung Galaxy S4 dhe përmbajtjes së tij. Nga thashethemet e fundit arrijmë të kuptojmë se ekrani i S4 do të jetë i madhësisë 4.99 inç i llojit Super Amoled me rezolucion HD 1920×1080. Në njërën nga ueb faqet koreane thuhet se Samsung Galaxy S4(IV) zyrtarisht do të publikohet në CES 2013 ( Consumer Electronics Association) që do të mbahet nga 8-11 Janar 2013 në Las Vegas.
Burime të tjera konfirmojnë që S4 do të këtë kamerë të pasme prej 13mega pikselëve, procesor katër-bërthamor prej 2GHz i llojit Exynos 5450 me një GPU 8-shtresore, dhe hapësire të integruar prej 64GB. Nëse këto të dhëna dalin të jenë te vërteta atëherë i bie që shumë shpejt të kemi një vegël të mrekullueshme në duart tona siç është Sasmsung Galaxy S4.
|ameble| [divider top=”0″]