SHPËRNDAJE

Sot janë shfaqur disa thashetheme tjera për kompaninë Samsung e cila thuhet të zbuloj smartphone-in Galaxy S4 në muajin prill, që do të thotë se pajisja me gjasë do të zbulohet muajin e ardhshëm në Kongresin Botëror të Celularëve, ose në ndonjë ngjarje të veçantë si “Samsung Unpacked” në muajin mars.

Në anën tjetër, sipas një gazete koreane Samsung do të organizoj një ngjarje në SHBA më datën 22 mars, dhe pritet që pajisja Galaxy S4 të vijë në dy ngjyra, të zezë dhe të bardhë dhe të shfaqët me mbushje wireless siç kemi raportuar edhe më herët.

Për specifikat tjera që janë spekuluar për Galaxy S4 përfshijnë ekranin AMOLED 4.99 inç, procesorin e ri të Samsung-ut me 8 bërthama Exynos 5 OCTA, plus 2GB RAM dhe kamerën 13 megapixel. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE