SHPËRNDAJE

Pasi që tani më është e njohur për të gjithë ekzistenca e një konkurrence të madhe në mes dy gjigantëve Samsung dhe Apple , ose Apple dhe Samsung, ku secili në mënyrën e vet është duke u munduar të përshkruaj produktin e vet si ideal për konsumatorin. Është fjala për smartphone-t e fundit të prodhuar, Samsung Galaxy S4 dhe iPhone 5.

Çfarë dallohen ato në mes vete dhe cili do të pozicionohet më mirë në treg, mvaret nga karakteristikat e tyre, shërbimet që mund të kryhen me to si dhe nga vet konsumatori se cilin brend e preferon më shumë.

Më poshtë kemi bërë një krahasim në specifika kryesore nga Samsung Galaxy S4 dhe iPhone 5.

Sistemi Operativ

Samsung Galaxy S4 ka të instaluar sistemin operativ Android 4.2.2 ndërsa iPhone 5, sistemin iOS 6.

Ekrani i pajisjes

Nga pikëpamja e madhësie së ekranit, ekrani i Samsung S4 është 5 inç dhe është dukshëm më i madh në krahasim me iPhone 5 i cili është 4 inç.

Teknologjia e ekranit dhe rezolucioni

Ekrani i Samsung Galaxy S4 është Super Amoled dhe ka rezolucion 1080 x 1920 pixela, ndërsa ekrani i iPhone 5 është IPS LCD me rezolucion 640 x 1136 pixela.

Pesha

Galaxy S4 peshon 130 g dhe është pak më i rënd se sa iPhone 5 i cili peshon 112 g.

Procesori

Procesori i Galaxy S4 është Exynos Pro 5, Octa-qore 1.6GHz ndërsa i iPhone 5 Apple A6, Dual core, 1.2 GHz. Pra, vërehet një dallim shumë i madh, dhe si duket S4 është në një avantazh.

Mundësia për SD-Kartë

Samsung Galaxy S4 përkrah mundësinë e rritjes së hapësirës së brendshme deri në 64 GB, ndërsa iPhone 5 nuk e ofron këtë mundësi. Pra, supozojmë se keni ble një S4 me 16 GB hapësirë të brendshme dhe pas një kohe keni nevojë për më shumë hapësire, thjesht nëpërmjet SD kartelës ju mund të rritni hapësirën e brendshme deri në 64 GB në pajisjen e njëjtë. Ndërsa me iPhone 5 një gjë e tillë nuk është e mundur. Pra, keni blerë një iPhone 5 me 16 GB hapësirë të brendshme dhe pas një kohe keni nevojë për më shumë hapësire, ju jeni i kufizuar se pse iPhone 5 nuk e ka mundësinë e SD kartelës dhe ju duhet të ndërroni pajisjen tuaj me një model tjetër që ka më shumë hapësirë të brendshme, ose të lironi në mënyrë manuale hapësirën e mbushur.

RAM Memoria

Galaxy S4 ka të integruar 2 GB RAM që është më e madhe në krahasim me iPhone 5 i cili ka 1 GB RAM.

Kamera

Samsung po ashtu ka investuar edhe në kamerën e pajisjes së re. Kamera e pasme e Galaxy S4 është 13 Megapixel ndërsa ajo frontale është 2 Megapixel që në krahasim me kamerën e iPhone 5 është dukshëm në avantazh kamera e të cilit është 8 Megapixel ndërsa ajo fronatle është 1.2 Megapixel.

Këto ishin vetëm disa krahasime në aspektin harduerik të pajisjeve Galaxy S4 dhe iPhone 5. Por prapëseprapë, konsumatori është ai i cili vendos se cila pajisje është më e mira për të, sepse nuk qëndron gjithçka tek specifikat, por janë edhe disa gjëra që nuk mund të përshkruhen me fjalë. |ameble|[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE