Sipas një raporti të “Sammobile” kompania Samsung pritet që të publikoj produktin e saj Galaxy S4 Zoom (SM-C1010) me kamerë 16-megapikselë në fund të këtij muaji.
Ky në fakt konsiderohet të jetë telefoni i parë me cilësi kaq të lartë të kamerës që Samsung ka prodhuar deri më tani. Pak kohë më parë Samsung kishte publikuar pajisjen Galaxy Camera me 17 Megapikselë dhe me një senzor që kap imazhet deri në 16.3 Megapikselë rezolucion. S4 Zoom pritet që ta ketë të integruar të njëjtin senzor, dhe me madhësi të ekranit 4.3 inç, HD Super Amoled. Ky produkt do të operoj në sistemit operativ Jelly Bean përmes ndërfaqes së Samsung-it “touchwiz” me Nature UX. Hapësira e integruar e Galaxy Zoom do të jete 8GB, me mundësi zgjerimi përmes MicroSD kartelës deri në 64GB, do të ketë Blutooth 4.0 LE, Wi-Fi 802.11 a/b/g/n dhe A-GPS. Akoma nuk ka të dhëna të sakta për fuqinë procesorike të Galaxy Zoom, por sipas thashethemeve kjo pajisje do të ketë procesorë katër-bërthamorë.
Samsung Galaxy S4 Zoom pritet të vije në ngjyrë të zezë dhe të bardh dhe pritet që të dal në shitje duke filluar nga muaji Qershor ose Korrik i 2013 bashkë me Galaxy S4 Activ dhe S4 Mini. |ameble|