Samsung Galaxy S5 Duos LTE (me dy SIM Kartela) ka qenë në dispozicion në Kinë që nga prilli i këtij viti dhe tanimë ka filluar të lansohet edhe në tregjet ndërkombëtare. Grupi i parë i vendeve ku smartphone-i është në dispozicion janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari me një çmim prej 748$.
Në Welectronics në SHBA Samsung Galaxy S5 Duos është shitur për 899$, një çmim më i lartë krahasuar me atë të Kinës i lansuar një muaj më parë me një çmim prej 850 $.
Polonia është vendi i radhës i lansimit të Galaxy S5 Duos, duke vazhduar më tutje në Evropën perëndimore.
Samsung Galaxy S5 Duos është identik me versionin Galaxy S5 duke përfshirë procesorin 4-bërthamor Snapdragon 801, ekranin 5.1 inç FHD Super AMOLED, kamerën kryesore 16 megapikselë si dhe është rezistent ndaj pluhurit dhe ujit.
Samsung Galaxy S5 aktualisht ka çmimin rreth 500 € dhe modeli Samsung Galaxy S5 Duos pritet të jetë më i lartë. /ameble