SHPËRNDAJE

Janë duke qarkulluar disa thashetheme se Samsung Galaxy S5 ka shumë gjasa të prezantohet në Shkurt apo në fillim të muajit Mars, ndërsa sipas një raporti të fundit nga Bloomberg, Galaxy S5 pritet të lansohet në Prill. Pra, prezantimi i pasardhësit të Galaxy S4 pritet të bëhet në muajt në vijim ndërsa në treg do të jetë në dispozicion nga fillimi i muajit Prill.

Samsung Galaxy S5

Për Galaxy S5 është e thënë se do të vijë me disa specifika mbresëlënëse, të cilat me sa duket do të përfshijë një procesor 64 -bit, ndoshta një version nga Samsung Exynos, ekrani QHD 5 inç me rezolucion 2560 x 1440 piksela i përkrahur nga 4GB RAM memorie.

Ne jemi gjithashtu duke pritur edhe integrimin e kamerës me teknologjinë më të re nga Samsung, ISOCELL, e cila pritet të jetë 16 megapikselë ISOCELL .

Të gjitha informacionet e lartë përmendura nuk janë më shumë se spekulime dhe nuk janë të konfirmuara nga vetë kompania Samsung. /ameble

SHPËRNDAJE