SHPËRNDAJE

Samsung javën e kaluar ka nxjerrë në treg smartphone-in Samsung Galaxy S5 ku menjëherë është çmontuar. Është IHS ajo e cila ka marrë për analizë këtë smartphone dhe ka dhënë një shifër të përafërt se sa mund të jetë kostoja e prodhimit të një njësie.

Samsung Galaxy S5

Sipas IHS, Samsung Galaxy S5 kushton rreth 265$ për t’u prodhuar dhe kjo do të thotë se Samsung po merr një fitim kolosal për çdo Galaxy S5 që shet.

Ky smartphone në variantin e zhbllokuar shitet rreth 660$ në SHBA, ndërsa varianti me kontratë shitet me 199$ me dy vjet kontratë, kurse tek ne shitet 650€ ose varianti me kontratë nëpërmes bankës 39€ në muaj për 2 vjet.

Për më shumë informacione rreth këtij modeli mund të gjeni tek ky link. /ameble

SHPËRNDAJE