Një version i ri i smartphone-it Samsung Galaxy është shfaqur në ueb faqen e gjigantit i koduar me emrin Samsung Galaxy S5 Plus.
Samsung Galaxy S5 Plus ka të integruar një procesor 4-bërthamor 2.5GHz Qualcomm Snapdragon i cili është më i shpejtë në krahasim me modelin aktual Galaxy S5.
Samsung Galaxy S5 Plus do të vijë me një ekran Super AMOLED me diagonalen 5.1 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselë i përkrahur nga 2GB RAM memorie.
Karakteristikat e tjera të Galaxy S5 Plus përfshijnë 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës, kamera frontale 2 megapikselë, kamera kryesore 16 megapikselë dhe bateria e fuqisë prej 2,800 mAh.
Samsung Galaxy S5 Plus gjithashtu vjen edhe me sensorin për gjurmë të gishtërinjve si dhe ka të instaluar versionin Android 4.4 Kitkat.
Momentalisht nuk ka informata zyrtare për çmimin e smartphone-it të ri Samsung Galaxy S5 Plus. /ameble