Janë duke qarkulluar disa thashetheme se Samsung është duke planifikuar të lansoi smartphone-in Galaxy S5 Prime në fund të Qershorit.
Për modelin e ri nga Samsung, Galaxy S5 Prime, thuhet se do të ketë ekranin 5.1 inç QHD Super AMOLED me rezolucion 2560 x 1440 pikselë, procesorin e ri nga Qualcomm Snapdragon 805 2.4 GHz, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet portës microSD.
Sikurse modeli Galaxy S5 edhe modeli Galaxy S5 Prime pritet të ketë të integruar dy kamera, frontalen 2.1 megapikselë dhe atë kryesoren 16 megapikselë.
Pajisja pritet të vijë me versionin Android 4.4 KitKat dhe Samsung TouchWiz UI, dhe ky model me sa duket do të jetë në dispozicion në sasi të kufizuar pas lansimit, si dhe do të ketë një çmim më të lartë se sa modeli Galaxy S5. /ameble