Samsung-u në muajin Janar të këtij viti në ngjarjen CES 2014 që u mbajt në Las Vegas kishte prezantuar disa prej tabletve me përformanca të mira. Tani @Evelaks që njihet për paralajmërimet më lajme dhe foto të smarphone-ve/tabletve, ende pa u njoftuar zyrtarisht pajisja ka prezantuar tabletin e ardhshëm nga Samsung Galaxy tab 4 10.1.

Ky tablet është me erkan 10.1-inç dhe pritet të ketë rezolucion 1280 x 800, procesorin 4-bërthamor Snapdragon 400 1.2GHz, 1.5 GB RAM, 16 GB memorie e brendshme për të dhëna, kamera e pasme 3-megapikselë kurse ajo frontale 1.2-megapikselë dhe do të paraqitet me versionin e platformës Android 4.4 Kit Kat.

Galaxy Tab 4 10.1, duke marrë parasysh procesorin jo shumë te mirë atëherë ky tablet pritet te ketë një çmim të ulët. /ameble