SHPËRNDAJE

Kompania Samsung ka vazhduar me prodhimin e pajisjeve të reja duke shtuar edhe një model të ri të tabletit i koduar me emrin Galaxy Tab Q.

Samsung Galaxy Tab Q

Samsung Galaxy Tab Q ka ekranin 7 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 1.2GHz dhe një bateri të fuqisë 3200mAh. Po ashtu ka të integruar edhe dy kamera, frontalen me 2 megapikselë dhe atë kryesoren 8 megapikselë. Përveç tjerash, ky model përkrahë microSD kartelën, Bluetooth 4.0 si dhe teknologjinë 4G LTE.

Modeli Galaxy Tab Q do të lanoshet së pari në Kinë por nuk janë dhënë detajet për çmimin e tij. /ameble

SHPËRNDAJE